Flash News

KRYESORE

“Mos u shqetësoni për mua”, 22-vjeçarja e deklaruar e zhdukur mesazh nga Maqedonia

“Mos u shqetësoni për mua”, 22-vjeçarja e deklaruar

Arbnora Dobra, 22-vjeçare nga qyteti Skenderaj i Kosovës, para disa ditëve u raportua e zhdukur nga familjarët e saj. Ditën e sotme, nëpërmjet një mesazhi drejtuar familjes, u ka  thënë që është shëndoshë e mirë e se nuk kanë pse të shqetësohen.

Mëngjesin e së enjtes, Abrnora ishte nisur drejt Mitrovicës për një intervistë pune. Por, që nga ai moment ajo më nuk i është lajmëruar familjes e as të fejuarit të saj, i cili gjendet në Skenderaj.

Por katër ditë pas, policia e Kosovës ka dhënë detaje për këtë rast, duke thënë se Arbnora në mënyrë të rregullt e ka kaluar kufirin e njërit nga shtetet fqinje. E për këtë punë është njoftuar edhe familja e Arbnorës.

Vëllai i saj, Driloni tha, se Arbnora mund të ketë shkuar në Maqedoni. Ai thotë se nuk i dinë arsyet e largimit të Arbnores nga shtëpia. “Jam mirë, mos u brengosni për mua”, është komunikimi i vetëm që familja ka pasur me Arbnoren që prej largimit të saj nga shtëpia, shkuajnë mediat në Kosovë.

“Edhe ne para pak minutave e morëm lajmin se Arbnora ka kaluar kufirin. Mendojmë se ka shkuar në Maqedoni. Nuk i dimë arsyet pse u largua nga shtëpia. Ky është është rast shumë specifik. I fejuari i saj është këtu në Skenderaj”, ka deklaruar vëllai i saj, referuar dhe të dhënave nga policia.

Të fundit