Flash News

KRYESORE

"Mos u tmerroni nga Covid-19", Brataj: Dy vaksina gati në fund të vitit

"Mos u tmerroni nga Covid-19", Brataj: Dy vaksina gati në fund

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj është shprehur se në fund të vitit mund të nisë prodhimi i dy vaksinave kundër koronavirusit.

Brataj tha se qytetarët nuk duhet të tmerrohen nga Covid-19, ndonëse deri tani dominojnë lajme “frikësuese”.

Në një intervistë për "Report Tv", ai theksoi se vdekshmëria nga koronavirusi nuk është më e lartë se ajo e gripit sezonal, dhe se shumë pacientë shërohen në kushte shtëpiake.

"Janë gati dy vaksina që mund fillojnë të prodhohen në fund të këtij viti. Kjo sëmundje ka një përqinje shumë të lartë të shërimit, dhe të shërimit në bansë 94% shërohen në banesë. Nuk duhet të tmerrohemi. Dhe vdekshmëria nuk është më e madhe se gripi i sezonit. Edhe në botë e Shqipëri vdesin persona edhe nga sëmundje të tjera dhe në numra më të mëdhenj,” u shpreh Brataj.

Të fundit