Flash News

KRYESORE

Mosbesues ndaj autoriteteve shqiptare, familjarët e Kaçifasit kërkojnë mjekë ligjorë nga Greqia

Mosbesues ndaj autoriteteve shqiptare, familjarët e Kaçifasit

Të afërmit e Konstandinos Kaçifasit, 25-vjeçarit që u qëllua nga RENEA ditën e djeshme janë mosbesues ndaj autoriteteve shqiptare. Sipas mediave greke ata kanë paraqitur këtë të hënë në prokurorinë e Gjirokastrës, kërkesën për ardhjen e një mjeku ligjor nga Greqia, për ekspertizën e trupit të pajetë të 35-vjeçarit si dhe kanë refuzuar tërheqjen e trupit të tij.

Vrasja e të riut grek ngjalli reagime të shumta nga politika por dhe mediat grek. Policia fqinje thotë se nuk ka të dhëna dhe as dëshmi që të ndërlidhin përleshjen e armatosur në Shqipëri, gjatë së cilës u vra Kostandinos Kaçifa me ngritjen e flamurit grek. Lajmin e ka raportuar agjencia zyrtare e lajmeve ANA-MPA, duke iu referuar “burimeve kompetente” nga policia greke.

Agjencia shkruan se Konstantinos Katsifas kishte marrë pjesë në dekorimin e fshatit për nder të festës greke, ku u vendosën dhjetëra flamuj dhe nuk pati asnjë problem.

Ndërkohë, duke ju referuar burimeve në policinë greke, agjencia thotë se "sipas informacioneve të tyre, Katsifas, i veshur me rroba ushtarake, ishte i armatosur me një armë kallashnikov. Fillimisht qëlloi në ajër dhe pastaj kundër një makine të policisë që ndodhej në lëvizje, që u godit nga të paktën tre plumba (ekzistojnë dhe fotografi), ndërsa në vendngjarje u gjetën 17 gëzhoja".

Të fundit