Flash News

KRYESORE

Mosbindja civile kundër TVSH-së, biznesi i vogël dhe i mesëm ul qepenat, zonat ku do do të protestojnë sot në Tiranë

Mosbindja civile kundër TVSH-së, biznesi i vogël dhe i mesëm

Biznesi i vogël dhe ai i mesëm sot në të gjithë vendin do të ulë qepenat në shenjë proteste kundër përfshirjes së TVSH për rreth 60 minuta, pra nga ora 11-12.00.

Gjatë kësaj kohe sipërmarrës të biznesit të vogël dhe atij të mesëm do të protestojnë kundër nismës së qeverisë, siç njoftuan vetë dje gjatë një takimi me kreun e PD, Lulzim Basha.

Po ashtu, pasditen e djeshme në funksion të protestës, Basha mblodhi grupin parlamentar të PD, ku u vendos që protesta të mbështet nga deputetët e PD duke u shpërndarë në pika të ndryshme të protestës.

Sipas “Gazetës Shqiptare”, deputetët do jenë në krah të protestuesve në disa pika si nga tregu çam, Medreseja, tregu elektrik, tregu ushqimor, dyqanet tek rruga e Durrësit dhe ajo e Kavajës.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike është marrë vendimi për të bojkotuar mbledhjet e komisioneve të Parlamentit. Deputetët e opozitës nuk do të jenë të pranishëm në këto komisione, më përjashtim të rasteve që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me interesin qytetar.

Politiko.al mëson se i vetmi komision që nuk do të braktiset nga demokratët është Komisioni Hetimor për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Ky komision është ngritur me kërkesë të PD-së dhe deputetët pretendojnë se kanë prova dhe fakte që tregojnë implikimin e deputetit socialist, Tahiri, në trafikun e kanabisit.

 

Të fundit