Flash News

KRYESORE

Mosbindja civile, sot opozita në rrugë, Ruçi refuzon kërkesën për shtyrjen e seancës parlamentare

Ditën e sotme opozita e bashkuar do të nisë protestat për të zbatuar atë që kishte paralajmëruar, mosbindjen civile kundër qeverisë.

Qindra qytetarë dhe deputetët e PD dhe LSI do të bllokojnë akset kryesore nacionale për rreth 3 orë. Ky vendim ishte paralajmëruar nëse Gjykata do të linte në burg të arrestuarit që u ndaluan në protestën kundër tarifës për Rrugën e Kombit. Kujtojmë se masa u dha dje në një seancë prej 4 orësh, dhe nga 23 të ndaluar 11 prej tyre mbetën në qeli me “arrest me burg”.

Ndërkohë, edhe pse në këto kushte, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi nuk ka pranuar që të shtyjë seancën e sotme parlamentare. Seanca është parashikuar të nisë nga ora 10.00 si zakonisht dhe jo në orën 18.00 të ditës së sotme, siç u kërkua nga opozita.

 

Kjo edhe me kërkesë të deputetëve të opozitës, pasi në orët e paradites do të jenë të shpërndarë në akset kryesore nacionale, të cilat do të bllokohen në shenjë proteste.

Të fundit