Flash News

KRYESORE

“Mosbindje civile dhe raport i kushtëzuar me parlamentin”, deputetja Vokshi: Kemi hyrë në pranverën e protestave

“Mosbindje civile dhe raport i kushtëzuar me parlamentin”,

Deputetja e PD, Albana Vokshi tha se Shqipëria ka hyrë në stinën e protestave. E ftuar në studion e lajmeve të Ora News, deputetja demokrate u shpreh se ky është vetëm fillimi dhe tashmë fjalën e ka sovrani.

Kemi hyrë në stinën, në pranverën e protestave, ky është vetëm fillimi. Kur qeveria dhe kur shteti bëhet palë me krimin. Kur shteti shkel kushtetutën, kur shtetit arreston qytetarë vetëm se protestojnë atëherë fjalën kush e merr? E merr sovrani, dhe opozita do të dëgjojë sovranin. Ne sot jemi palë me qytetarët. Axhendën e vendosin qytetarët dhe ne do jemi në mbështetje të tyre. Fjalën e ka sovrani nuk e kam më qeveria”, ka sqaruar Vokshi.

Sa u përket raporteve te Partise Demokratike me Parlamentin, Vokshi theksoi se vendimi nëse do të bojkotojnë apo jo parlamentin i takon qytetarëve.

Deputetja e PD tha se thirrja e Komisionit Hetimor ditën e djeshme u bë për të tërhequr vëmendjen nga ajo që po ndodhte në seancën gjyqësore për 23 të ndaluarit e protestës në Rrugën e Kombit.

“Parlamenti është privatizuar nga Rama. Dje ishte skandal thirrja e komisionit hetimor. Komisioni Hetimor është i propozuar nga opozita dhe nuk mund të thirret pa u thirrur nga kryetari. Nuk është e vërtetë ajo që pretendon mazhoranca. Ishte thjesht për të tërhequr vëmendjen nga ajo çka po ndodhte nga shtet rrethimi nga deklaratat që po bënin 23 qyetetarët të cilëve iu bë një gjyq politik dje”, ka përfunduar Vokshi.

Të fundit