Flash News

KRYESORE

Mosdekretimi i Cakajt, Haradinaj: Nuk përzihem në emërimet në qeverinë e Shqipërisë

Mosdekretimi i Cakajt, Haradinaj: Nuk përzihem në emërimet

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk ka komentuar sa i përket mosdekretimit të Gent Cakajt në krye të Ministrisë së Jashtme, nga Presidenti Ilir Meta.

I pyetur nga mediat, Haradinaj është shprehur: “Nuk kam të drejtë të përzihem në nominimet e Qeverisë të Shqipërisë”, raporton KTV.

Më tej ka shtuar, “E kam mik Ilir Metën, por këto nuk janë tema që mund t’i komentojmë”.

Kujtojmë që mosdekretimi i Cakajt ngjalli reagime të shumta nga intelektualët në Kosovë, më së shumti mbështetëse të vendimit të Metës.

Të fundit