Flash News

KRYESORE

Mosdekretimi i Gent Cakajt, Kreshnik Çollaku: Qeverisja dhe politika e jashtme nuk janë lodra kalamajsh

Mosdekretimi i Gent Cakajt, Kreshnik Çollaku: Qeverisja dhe politika e

Pas vendimit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për të mos e dekretuar Gent Cakajn si ministër të Jashtëm të Shqiperisë, ka reaguar edhe kreu i këshilltarëve të Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Çollaku ka përshëndetur refuzimin që Meta i bëri  kandidaturës së Gent Cakaj si Ministër i Jashtëm.

Më tej ai ka shtuar se qeverisja dhe politika e jashtme janë çështje serioze e jo lodra kalamajsh dhe se refuzimi i Presidentit për Ministrin e Jashtëm nuk cenon por mbron Kosovën.

Ndërkohë, Çollaku e ka konsideruar si të turpshëm dhe përçarës reagimin e kryeministrit Rama.

Reagimi i plotë:

Përshëndes refuzimin që Presidenti i Republikës i bëri kandidaturës së Gent Cakaj si Ministër i Jashtëm. Qeverisja dhe politika e jashtme janë çeshtje serioze e jo lodra kalamajsh. Refuzimi i Presidentit për Ministrin e Jashtëm nuk cenon por mbron Kosovën. I turpshëm dhe përçarës reagimi i Kryeministrit.

Kujtojmë se sot, pasi mori informacionin e nevojshëm përpara se të shprehej me dekret, Presidenti Meta doli në përfundimin se Cakaj nuk plotëson kushtet dhe nuk krijon besueshmëri.

Gent Cakaj u propozua nga kryeministri Edi Rama për postin e ministrit të Jashtëm, për të zëvendësuar ish-ministrin Ditmir Bushati.

Të fundit