Flash News

KRYESORE

Mosdekretimi i Lleshit, Bujar Nishani: Meta ka më shumë se një arsye për këtë qëndrim

Mosdekretimi i Lleshit, Bujar Nishani: Meta ka më shumë se një

Bujar Nishani në një lidhje direkte në studion e emisionit “Dritare” në News 24, sa i përket vendimit të presidentit Ilir Meta për mosdekretimin e Sandër Lleshit, u shpreh se Meta ka patur më shumë se një arsye.

“Unë mesa besoj dhe sa kam arritur të kuptoj, argumentet e sotme ishin të papërshtatshëm për një kryeministër. Unë besoj se Meta ka më shumë sesa një arsye për rastin e Lleshit”, u shpreh ish-presidenti Bujar Nishani.

Më tej Nishani theksoi se e drejta kushtetuese e përzedhjes së kandidaturës për ministër është e kryeministrit.

Por, jo vetëm që kushtetuta e parashikon, por kemi një vendim të gjykatës kushtetuese e cila nuk e konsideron formal angazhimin e presidentit në emërimin e presidentit.

Më tej Nishani tregoi dhe procedurat që ai ndoqi para se të dekretonte emërimin e Fatmir Xhafajt në krye të Ministrisë së Brendshme.

“Me propozimin e zotit Xhafaj, unë kam kryer të njëjtën procedurë. Kriteri bazë i emërimit të një ministri është përmbushja e kushteve për të qenë deputet.

Në rastin e zotit Xhafaj unë nuk është se e kam vonuar, kam marrë kohën e nevojshme. Më rezultoi që Xhafaj i përmbushte kushtet kryesore për të qenë deputet dhe i jam drejtuar të gjithë institucioneve, SHISH, Prokurorisë, ISSH etj, dhe në përfundim të afateve që unë u kisha vënë këtyre institucioneve, rezultonte që Xhafaj s’kishte asnjë problem.

Sot dëgjuam kryeministrin që në takim me Metën i ka dhënë një arsye që kryeministri e quajti qesharake. Presidenti është i kufizuar për të bërë publike të dhënat e ardhura nga institucione.

Ne na dha argument kryeministri, lexoi letrën e Presidentit. Nga ana tjetër kryeministri tha që nëse është ajo arsye që presidenti ma ka dhënë në zyrë, kjo e bën presidentin qesharak”, u shpreh Nishani më tej.

Të fundit