Flash News

KRYESORE

(Mos)Dorëheqja e Matteo Renzit tregues se Italia po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme

(Mos)Dorëheqja e Matteo Renzit tregues se Italia po shkon drejt zgjedhjeve

Italia po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme për shkak se rezultati i 4 marsit nuk ka krijuar një shumicë në Parlament, ndërkohë që tre kampet kryesore kanë diferenca të mëdha politike dhe programore.

Një tregues i fortë se po ecet drejt këtij skenari është vendimi i Matteo Renzit për t’u dorëhequr nga drejtimi i Partisë Demokratike, vendim që do të hyjë në fuqi vetëm pas krijimit të qeverisë së re. Në rast se negociatat dështojnë dhe qeveria e re nuk krijohet, atëherë kryetar i Partisë Demokratike në zgjedhjet e parakohshme do të jetë sërish Renzi.

Në konferencën për mediat, Renzi përjashtoi në mënyrë kategorie një bashkëpunim me ekstremistët dhe forcat antisistem, duke iu referuar Ligës së Veriut dhe Lëvizjes 5 Yjet.

Edhe Matteo Salvini, kryetar i Ligës së Veriut, pjesë e koalicionit të djathtë që fitoi zgjedhjet, ka përjashtuar krijimin e një qeverie me Lëvizjen 5 Yjet të Luigi di Maio. Ai theksoi se nuk do të ketë bashkime të çuditshme.

Sa i përket Lëvizjes 5 Yjet, që rezultoi të jetë parti e parë në Itali, kryetari Di Maio tha se rezultati e projekton këtë forcë politike në mënyrë të pashmangshme në drejtimin e vendit. Kjo parti është e vetmja që nuk ka përjashtuar ende asnjë koalicion.

Me socialistët që nuk pranojnë asnjë koalicion qeverisës dhe me të djathtët që i thonë jo koalicionit me 5 Yjet, numrat nuk mundësojë krijimin e një qeverie, çka e shtyn vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Dorëhiqet Matteo Renzi, i mbyll derën bashkëpunimit me ekstremistët e Lega Nord: Do jemi në opozitë

Të fundit