Flash News

KRYESORE

Mosfunksionimi i Gjykatës së Lartë, Kryemadhi tregon arsyen: Rama ka hyrë garant

Mosfunksionimi i Gjykatës së Lartë, Kryemadhi tregon arsyen: Rama

“Gjykata e Lartë nuk ngrihet në mënyrë të qëllimshme nga Edi Rama”. Kështu deklaron në një status në rrjetet sociale kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi , sipas së cilës kryeministri ka hyrë garant për kriminelët. Në kushte të tilla, mos funksionimi i Gjykatës së Lartë nxjerr nga burgu kriminelë të kërkuar që janë për ekstradime.

“Shkatërrimi i Gjykatës së Lartë. Pse kujtoni ju se i qan zemra Edi Ramës? Mos funksionimi i Gjykatës së Lartë nxjerr nga burgu kriminelë të kërkuar që janë për ekstradime, të cilëve Edi Ram u ka hyrë garant dhe prandaj nuk e ngre Gjykatën e Lartë në mënyrë të tillë që të lirojë kriminelët , që të mos ekstradohen në vendet që kërkohen, në vendet e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo është kriminale dhe ka përfshirje të instrumenteve dhe angazhimeve të tjera të strukturave kombëtare dhe ndërkombëtare, institucionale dhe të drejtësisë, të cilët janë të përfshirë me të gjithë këtë angazhim dhe kapje të krimit të organizuar”, shkruan Kryemadhi.

Të fundit