Flash News

KRYESORE

Moshapja e negociatave, Grida Duma: Unë kam një qëndrim timin, nuk lidhet plotësisht me qëndrimin e PD-së

Moshapja e negociatave, Grida Duma: Unë kam një qëndrim timin,

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka folur në emisionin ‘Kjo Javë’ në Neës 24, për arsyet e moshapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Duma tha se për këtë çështje ka një qëndrim që nuk lidhet plotësisht me qëndrimin e partisë ku bën pjesë, pasi sipas saj, negociatat do të ishin hapur me kusht, nëse Franca dhe Holanda nuk do i provonin brenda shtëpisë së tyre të këqijat e krimit të organizuar shqiptar.

“Unë kam një qëndrim timin që nuk lidhet plotësisht me qëndrimin e Partisë Demokratike. Nëse Shqipëria nuk do i çonte problemet e drogës tek shtetet anëtare, ne do kishim hapje negociatash me kusht. Në përgjimet e FBI dilte që shqiptarët ishin krerët e bandave kriminale me shumë para. Hollanda, Franca e Danimarka e kanë parë të keqen në shtëpinë e tyre nga shqiptarët.  Dhe nuk po e ndalonin dot. Dhe prandaj kanë vendosur ta shohin më mirë këtë punë, ta kontrollojnë se nga vjen. Nuk të fal Perëndimi”, u shpreh Duma.

Sa i përket  deklaratave të Qeverisë ku pretendohet se negociatat janë hapur, Duma tha: “Strategji e dëshpërimit. Brukseli thotë që të kam kërkuar 3-fishin e kohës së të tjerëve për të parë rezultatet që do kesh. Kjo është rritje skepticizmi. Rama thoshte që ne meritojmë hapjen e negociatave në qershor. Këto janë sjellje të një njeriu që nuk ka ekuilibër të mirë politik. Nuk mund t’i thuash Brukselit që ti nuk harxhon për mua as 1 cent kur të jepen 80 milionë euro. Nuk i thuhet këtij partneri të madh ashtu si thotë Rama.”

Lajmi i keq për Shqipërinë, Austria ‘shpik’ një fazë të re që do zgjasë procesin e integrimit

Të fundit