Flash News

KRYESORE

Moshat e reja jo të rrezikuara? Rama-nxënësve: Fiksojeni mirë, virusi ka marrë edhe jetën e të rinjve

Moshat e reja jo të rrezikuara? Rama-nxënësve: Fiksojeni

Kryeministri Edi Rama deklaron se ky vit shkollor, do të jetë në këto kushte deri vitin e ardhshëm. Gjatë një takimi me nxënës të shkollës “Leonik Tomeo” në Durrës, Rama tha se kjo është një sfidë që duhet të përballen të gjithë, ndryshe “përballesh me të pallogaritshmen”.

Sipas të gjitha gjasave, të paktën ky vit shkollor, nga java e ardhshme e deri vitin e ardhshëm do jetë në këto kushte. E kuptoj shumë mirë se sa e vështirë është, nga maska, temperatura, qëndrimi i gjatë, por kjo është një sfidë, sfidat janë për njerëzit dhe duhen përballuar, ndryshe alternativa tjetër është të humbësh sfidën dhe të përballesh me të pallogaritshmen”, tha Rama, i cili nuk nguroi as t’u përcjellë një mesazh nxënësve, se virusi ka marrë edhe jetën e të rinjve.

Është e vërtetë që moshat e reja e fëmijët janë më pak të rrezikuar nga ky virus, por është e pavërtetë dhe duhet ta fiksoni mirë në kokë që jeni plotësisht të mbrojtur. Pra, larg qoftë rastet kur virusi ka goditur rëndë dhe ka marrë jetë në këto mosha janë të pakta, por nuk mungojnë , kjo duhet mbajtur mirë parasysh”, tha Rama.

Të fundit