Flash News

KRYESORE

Moska dënon kërcënimin ushtarak të Trump kundër Venezuelës: I papranueshëm

Moska dënon kërcënimin ushtarak të Trump kundër

Moska dënoi sot kërcënimin e papranueshëm për një ndërhyrje ushtarake të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump kundër Venezuelës, zhytur në një krizë politike që prej disa muajsh.

“Duhet që mosmarrëveshjet në vend të kapërcehen sa më shpejt dhe këto vetëm nëpërmjet mënyrave paqësore, nëpërmjet dialogut”, deklaroi ministri rus i Punëve të Jashtme, Serguei Lavrov, në një konferencë shypi me homologun bolivian, Fernando Huanacuni Mamani.

Kreu i diplomacisë ruse hodhi poshtë përdorimin e çdo presioni të jashtëm pa përmendur kërcënimin e papranueshëm për një ndërhyrje ushtarake.

 

Të fundit