Flash News

KRYESORE

Moska zyrtare citon gazetat dhe portalet shqiptare që kanë “për zemër” Putinin

Në një njoftim paksa të habitshëm, ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë, më datën 20 dhjetor 2017, i ka bërë jehonë mbulimit mediatik që i është bërë në Shqipëri një fjalimi të ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë Sergei Lavrov.

Ky lajm është sjellë në vëmendje vetëm sot në mbrëmje nga gazeta Dita online.

Burime për Politiko.al, bëjnë të ditur se një gazetar i punësuar në një nga portalet shqiptare në fjalë, është i njohur për promovimin e vazhdueshëm që u bën aktiviteteve të ambasadës ruse në Tiranë dhe duket se ka qenë shpërndarja nga ana e tij e këtij lajmi pranë kolegëve përkatës, që ka bërë që qeveria e Putinit të gjejë gjithë këtë hapësirë në Tiranë.

Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme ruse, shkruhet:

Republika e Shqipërisë

Mbulimi i fjalimit të S. Lavrovit në Këshillin e Federatës nga mediat shqiptare

Më 17 dhjetor të këtij viti [2017] në një nga gazetat kryesore shqiptare “Koha Jonë” u botua një artikull, i ofruar nga Ambasada e Rusisë në Shqipëri, kushtuar fjalimit të Ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë S. V. Lavrov në Këshillin e Federatës në suazë të “orës së qeverisë”.

Publikimi përmban citimet e Ministrit për çështjet më aktuale në agjendën ndërkombëtare.

Materiali u vendos gjithashtu në versionet elektronike të një numri botimesh dhe portalet e lajmeve në internet “Mapo” https://goo.gl/rxVEo3, “Gazeta Impakt” https://goo.gl/zLFjw3, “Albanian Free Press” https://goo.gl/yJHhMP, “Syri.net” https://goo.gl/KKcYrT.

Njëri prej portaleve të mësipërme, pasi ka parë shpërndrjen e këtij lajmi, duket se ka nxituar që ta fshijë linkun filo-rus./Politiko.al

 

Njoftimi i Ministrisë së Jashtme ruse

Të fundit