Flash News

KRYESORE

Mospjesëmarrja e PD në zgjedhje, Blushi ka një kërkesë të rëndësishme për qeverinë

Mospjesëmarrja e PD në zgjedhje, Blushi ka një kërkesë

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka njoftuar se partia e tij do të kërkojë zyrtarisht të jetë pjesë e administrimit zgjedhor.

Blushi shprehet se me mungesën e PD-së në zgjedhje është pakuptimtë që votat kundër qeverisë të numërohen nga Edi Rama dhe Ilir Meta. Ai thekson se ‘Rilindja’ di të numërojë paratë dhe jo votat.

Reagimi i Blushit:

LIBRA meriton të numërojë votat kundër.

Nuk e di nëse PD do vijë në zgjedhje apo jo. Por nëse nuk vjen pyetja që lind ështe kjo: kush do i numërojë votat kundër qeverisë? Vete Qeveria? Pra a ka kuptim që Edi Rama dhe Ilir Meta te numërojnë votat kundër tyre? Kjo ska asnjë kuptim dhe do bëj gjithshka që të mos ndodhë. Rilindja di të numërojë paratë por jo votat dhe ka ardhur koha të dorëzojë numëruesit tek opozita e re parlamentare. LIBRA do kërkojë zyrtarisht të jetë pjesë e administrimit zgjedhor.

Të fundit