Flash News

KRYESORE

"Mosrespektimi i marrëveshjes, nuk është etike", Lubonja tregon pse shmanget debati i listave të hapura nga opozita

"Mosrespektimi i marrëveshjes, nuk është etike",

Analisti Fatos Lubonja e ka cilësuar si joetike mosrespektimin e marrëveshjes së 5 qershorit nga ana e kryeministrit Rama. I pyetur se pse shmanget debati listave të hapura nga pala opozitare pavarësisht se janë kundër lojërave të Ramës, por pro listave, Lubonja bën një përmbledhje të situatës duke thënë: “Është e drejtë që secila palë ka interesat e veta dhe do të luftoj për lista të hapura, por ajo që dua të them është se në qoftë se ne kemi intreresa të kundërta nuk mund të vendos vetëm njëri për lista të hapura. Këtyre ju dha mundësia ndërtuan një këshillë.

Në atë Këshill Rama kishte interes që numëruesit t’i ketë administratata. U bë një konflikt, gati gati në skandal saqë rrezikonte të prishej marrëveshja sepse PD nuk pranoi. Në fund u vendos që numëruesit të ishin të partive.

Tani në bisedime me ndërkombëtarët, u arrit një marrëveshje mes palëve politike në 5 qershor.

Në momentin që një palë që është në pushtet i del një mospërputhje interesi nuk respekton rregullat e lojës dhe zgjedh të prish marrëveshjen, dhe në bashkëpunim me opozitën parlamentare kërkojnë lista të hapura e heqje koalicionesh. Joo zotëri. Nuk mund të bëhet kjo. Kjo nuk është etike. Duhet respektuar marrëveshja” ka thënë Lubonja.

Të fundit