Flash News

KRYESORE

Moti i ftohtë 'detyron' qeverinë të lehtësojë masat anti-Covid, Rama: Tani lokalet do të lejohen hapur edhe brenda

Moti i ftohtë 'detyron' qeverinë të lehtësojë

Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me bizneset në Vlorë, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 25 prillit, 2021. Gjatë një komunikimi me krerët e disa prej bizneseve, kreu i qeverisë ka bërë të ditur se nga sot ‘njoftohet hapja e ambienteve të brendshme të lokaleve’, të cilat ishin të mbyllura për shkak të pandemisë.

Vendimi është marrë për shkak se me ndryshimin e stinëve dhe ardhjes së dimrit, lokalet e kanë të vështirë të punojnë vetëm me ambientet e jashtme për shkak të perjudhës së ftohtë. Megjithatë, pavarësisht njoftimit, detajet për lejimin e frekuentimit brenda të ambienteve të lokaleve do të jepen nga ministria e Shëndetësisë.

 “I thërrisni pak mendjen, dhe i rrisni pak rrogën. Shqipëria si asnjë vend tjetër pa taksa për biznesin e vogël deri në 2029. Sot do të dalë njoftimi i ministrisë së Shëndetësisë për hapjen brenda të lokaleve. Se është problem tani që fillon koha më e ftohtë. Por duke respektuar masat, mos e merreni me shaka Covid-in. Larg qoftë për secilin. Të jeni mirë dhe shëndet. Puna mbarë”, tha Rama.

Të fundit