Flash News

KRYESORE

Moti i keq/ Autoritetet greke: Në Kapshticë lejohet vetëm kalimi i mjeteve të vogla, me zinxhirë

Moti i keq/ Autoritetet greke: Në Kapshticë lejohet vetëm kalimi

Autoritetet greke në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë, kanë njoftuar se nuk do të lejohet kalimi dhe qarkullimi i autobusëve dhe mjeteve të tonazhit të rëndë, në drejtim të Greqisë. Ky vendim ka ardhur për shkak të motit të keq si dhe bllokimit të një aksi rrugor në territorin grek.

Bëhet me dije se do të lejohet vetëm kalimi i mjeteve më të vogla, nëse janë të pajisura me zinxhirë, për të evituar aksidente të mundshme.

Policia kufitare, apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që kanë planifikuar lëvizjen për në shtetin grek nëpërmjet pikës kufitare Kapshticë, ta anulojnë ose të përdorin pikat e tjera të kalimit kufitar me Greqinë, deri në normalizimin e situatës.

Të fundit