Flash News

KRYESORE

Moti i keq, bllokohet aksi Krujë-Sarisalltik nga rënia e gurëve dhe shkëmbinjve

Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin ditën e sotme dhe kjo nuk ka kaluar pa probleme.

Ndërkohë mësohet se është bllokuar aksi Krujë- Sarisalltik nga rënia e gurëve dhe shkëmbinjve të me peshë të rëndë.

Në këtë aks ka edhe prani të mjergullës, duke vështirësuar kalimin e automjeteve.

Për të zhbllokuar rrugën kanë vajtur në vendin e ngjarjes disa punonjës të bashkisë së Krujës.

 

 

Të fundit