Flash News

KRYESORE

Moti i keq, ndërpritet energjia elektrike në qarkun e Beratit

Moti i keq, ndërpritet energjia elektrike në qarkun e Beratit

Moti i keq ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona në qarkun e Beratit. Shkak për ndërprerjen e energjisë janë bërë dëbora e dendur dhe erërat e forta.

Pa energji kanë mbetur fshatrat e Beratit: Nelçan, Kostren dhe Osmënzezë. Edhe në zonën e Skraparit, kanë mbetur pa energji fshati Zhepë, Guraz dhe Çorotac.

Dëbora dhe ngricat kanë shkaktuar probleme edhe në qarkullimin rrugor në akse të ndryshme.

Të fundit