Flash News

KRYESORE

Moti i keq në Europë, nëntë viktima në Spanjë, Portugali dhe Francë

Stuhitë e fortë, shoqëruar me shira të rrëmbyeshëm kanë shkaktuar probleme të mëdha ditët e fundit në Europë.

Si pasojë e motit të keq janë regjistruar deri tani nëntë viktima, raportojnë mediat e huaja. Më të prekura janë Spanja, Portugalia dhe Franca.

Stuhitë Elsa dhe Fabien kanë përmbytur lumenj, kanë rrëzuar pemë, shtyllat e tensionit duke lënë pa energji elektrike rreth 118,000 familje, si dhe u pezulluan linjat hekurudhore dhe ajrore

Dy persona kanë vdekur deri tani në Portugali dhe shtatë në Spanjë, si shteti më i goditur nga kjo stuhi.

Ndërsa stuhia Elsa u zhvendos edhe në Britani, duke shkaktuar probleme të mëdha. Tetë parqet e qytetit të Madridit mbeten të mbyllura për shkak të erërave të forta, ndërkohë në Francën jug-perëndimore, erërat e forta bënë që 110,000 familje të mbesin pa energji elektrike.

 

Të fundit