Flash News

KRYESORE

Moti i keq në Itali mbyll portin, pezullohen udhëtimet Bari-Durrës

Moti i keq në Itali mbyll portin, pezullohen udhëtimet

Të gjithë udhëtimet me target nga Bari drejt Durrësit janë pezulluar për shkak të motit të keq që ka shkaktuar disa viktima në Itali.

Kapiteni i Portit detar Durrës, Tauland Allka bën të ditur për Top Channel se dy tragetet nga Bari nuk do të nisen natën e sotme, por nesër në mëngjes në orën 07:00 dhe pritet të mbërrijnë mbasdite vonë në Durrës, si pasojë e kohës së keqe.

Porti italian i Barit është mbyllur përkohësisht si pasoje e erës që arrin një shpejtësi deri 120 km/orë.

Vonesa do të ketë dhe në nisjen e trageteve nga Durrësi drejt Barit.

Të parashikuara për t’u nisur nga Durrësi në orën 23.00 të së hënës, tragetet do të nisen rreth orës 03:00 të mëngjesit të së martës. Ndonëse në brigjet e Durrësit moti është i qetë, në det të hapur forca është 8-9 ballë.

Të fundit