Flash News

KRYESORE

Moti i keq, OSHEE stakon linjat. Rajonet më të prekura nga mungesa e energjisë elektrike

Moti i keq, OSHEE stakon linjat. Rajonet më të prekura nga mungesa e

Si pasojë e motit të keq, në disa zona ka pasur edhe ndërprerje të energjisë eletrike. OSHEE njofton se është duke monitoruar situatën dhe se në gatishmëri janë vendosur rreth 2200 punonjës, në nënstacione, fidra dhe nivel kabinash.

Rajonet më të prekura nga defektet, njofton Operatori Shpërndarjes, janë Elbasani, Gjirokastra dhe Vlora.

“Për shkak të kushteve të rënduara atmosferike, hasim në vështirësi për riparimin e defekteve, sidomos në zonat rurale ku kryesisht linjat janë ajrorë dhe terren i lagësht. Theksojmë se për shkak të motit të keq me erëra dhe reshje të dendura që ka përfshirë vendin, afro gjysma e linjave që nuk punojnë janë stakuar nga vet OSHEE si masë sigurie për të evituar rreziqet në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike”, thuhet në njoftimin e OSHEE.

Të fundit