Flash News

KRYESORE

Moti i keq, policia shpëton disa pushues që kishin mbetur në det

Moti i keq, policia shpëton disa pushues që kishin mbetur në det

Disa pushues, të cilët për shkak të motit të keq kishin mbetur në det, janë ndihmuar nga Policia Kufitare për të dalë në breg. Rastet janë regjistruar në Sarandë, Himarë dhe Ksamil. Policia bën të ditur se të gjithë pushuesit e ndihmuar  janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Më datë 12.09.2017, shërbimet e Policisë Kufitare u kanë ardhur në ndihmë tre pushuesve, shtetasve R.M., E.H., L.M., të cilët kishin shkuar me mjetin e tyre lundrues tip varkë, në plazhin e Krorëzit dhe për shkak të kushteve jo të mira atmosferike, nuk kishin mundur të ktheheshin. Shërbimet e policisë kufitare kanë shkuar pranë zonës në fjalë dhe u kanë dhënë ndihmë pushuesve, duke bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg. Sëbashku me këta shtetas kanë qenë edhe shtetasi E.C., si edhe shtetasit polakë P.D., E.D., të cilët ditën e sotme janë kthyer duke përshkuar malin nga Krorëza në Kakome.

Rasti në Ksamil

Shërbimet Policore Kufitare sëbashku me rojen bregdetare u kanë ardhur në ndihmë tre pushuesve Kosovarë, konkretisht shtetasve B.S.,V.K., B.B., të cilët kanë rrezikuar të mbyteshin në zonën e “Shkëmbit të Miseve”, pasi mjeti i tyre lundrues tip “Kanoe”, është fundosur, si pasojë e kushteve të këqija atmosferike.

Rasti në Himarë

Policia Kufitare i ka ardhur në ndihmë shtetasit polak M.S., 26 vjeç, i cili ditën e sotme në plazhin e Drimadhës, ka hyrë për tu larë dhe duke notuar, e ka marrë rryma. Shërbimet policore i kanë shkuar menjëherë në ndihmë, duke bërë të mundur nxjerrjen e tij në breg shëndoshë e mirë.

Të fundit