Flash News

KRYESORE

Moti i keq, qindra ha tokë nën ujë, pezullohet lundrimi në Durrës dhe Shëngjin

Moti i keq, qindra ha tokë nën ujë, pezullohet lundrimi në

Moti i keq i ditëve të fundit ka shkaktuar mjaft probleme në disa zona të vendit.

Si pasojë e reshjeve intensive qindra hektarë tokë bujqësore janë aktualisht nën pushtetin e ujit, kryesisht në Fushë Krujë, ndërsa banesat në disa fshatra janë të rrethuara nga uji.

Probleme ka patur edhe në Shëngjin dhe fshatrat e Lezhës. Në portin e Shëngjinit dhe të Durrësit është pezulluar lundrimi për mjetet e vogla.

Edhe fshati Delisuf në njësinë administrative të Novoselës në Vlorë ka probleme me përmbytjen nga deti.

Ndërkohë, reshjet e shiut parashikohet të jenë prezent edhe sot, për t’i lënë vendin ditët në vijim temperaturave të ulëta dhe ngricave, kryesisht në zonat malore.

Moti i keq në Europë, nëntë viktima në Spanjë, Portugali dhe Francë

Të fundit