Flash News

KRYESORE

Moti i keq shkakton vonesa në mbërritjen e trageteve në Durrës dhe Vlorë

Moti i keq shkakton vonesa në mbërritjen e trageteve në

Si pasojë e motit të keq ka pasur vonesa të theksuara në mbërritjen e trageteve nga portet italiane në atë të Durrësit dhe Vlorës.

Bëhet me dije se dy tragete janë nisur me vonesë nga porti i Barit. Ata pritej të mbërrinin rreth orës 8 të mëngjesit të kësaj të premteje, por njëri pritej të mbërrinte rreth orës 12:30, ndërsa tjetri nga pasditja, rreth orës 17:00.

Trageti i nisur nga Ankona në Itali, ka mbërritur gjithashtu me një orë vonesë në terminalin e Durrësit paraditen e sotme. Deri përpara mesnatës priten të mbërrijnë edhe dy tragete të tjera nga Bari.

Vonesa ka pasur edhe në portin e Vlorës, ku trageti i nisur nga Brindisi nuk ka mbërritur ende, edhe pse duhej të kishte ardhur rreth orës 7:30 të mëngjesit.

Të fundit