Flash News

KRYESORE

Moti i keq shkakton vonesa për tragetet, vështirësi në të dyja brigjet e Adriatikut

Moti i keq shkakton vonesa për tragetet, vështirësi në

Moti i keq ka bërë që tragetet të mbërrijnë me vonesa në portin e Durrësit. Me festat që po afrojnë, ka nisur edhe fluksi i udhëtarëve që vijnë për pushime në atdhe këtë fundvit.

Një nga tragetet e linjës Bari-Durrës që duhej të mbërrinte në mëngjes në qytetin bregdetar, shtyu lundrimin dhe u nis mëngjesin e sotëm e parashikohet të mbërrijë pas orës 14.00. Ndërkohë një tjetër traget mbërriti me një vonesë dy orëshe.

Sipas autoriteteve, deti regjistron forcën 8 ballë e pritet që situata të jetë e njëjtë edhe nesër. Era do të ndryshojë drejtim. Ajo do të fryjë në drejtimin veriperëndim duke sjellë dhe ulje temperaturash.

Autoritetet kanë pezulluar përkohësisht nisjen e lundrimeve për anijet e tonazhit të ulët dhe të mesëm në Adriatik, përfshirë këtu dhe anijet e peshkimit. Gjithashtu për shkak të motit të keq janë pezulluar të gjitha linjat e trageteve te udhëtarëve drejt Korfuzit nga Saranda dhe anasjelltas.

Porti ka pezulluar lundrimin edhe për varkat e peshkimit që prej orës 4 të mëngjesit të sotëm. Asnjë mjet lundrimi nuk është i lejuar të dalë në det deri në një njoftim të dytë. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar një situatë të rënduar edhe në qarkun e Gjirokastrës.

Në fshatin Labovë e Madhe pati shkëputje të shkëmbinjve, të cilat bllokuan rrugën dhe vështirësuan lëvizjen mjeteve. Nga reshjet, në fshatin Qestorat, njësia administrative Lunxheri ka rrëshqitje të dherave dhe si pasojë rruga është e bllokuar.

Të fundit