Flash News

KRYESORE

Moti i keq, katër turistë në Sarandë rrezikojnë mbytjen, shpëtohen nga policia në det të hapur

Moti i keq, katër turistë në Sarandë rrezikojnë

Moti i keq në jug është shoqëruar me shira dhe stuhi ere të forta të cilat kanë sjellë anomali në jetën e qytetit.  Katër tursitë kanë shpëtuar për mrekulli nga policia bregdetare e Sarandës, e cila ka bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg, pasi rrezikoheshin të mbyteshin. Sipas njoftimit të policisë, “më datë 11.09.2017, QOND ka njoftuar  Sallën Operative të Kufirit Sarandë dhe Rojen Bregdetare  se disa turistë  kërkojnë ndihmë pasi kanë mbetur me mjetin e tyre lundrues në det në zonën e "Manastirit".  Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Roja Bregdetare  pas marrjes së sinjalizimit për ndihmë janë nisur në drejtim të zonën  ku kishin mbetur me mjetin lundrues  skaf, katër shtetas suedezë  të cilët kërkuan ndihmën e policisë, pasi deti ishte me shumë dallgë dhe rrezikonin të mbyteshin.

Shërbimet policore kanë konstatuar menjëherë mjetin lundrues dhe  4 shtetasit që ndodheshin në skaf konkretisht: B.S, L.V, F.B dhe A.A.  Shërbimet e Policisë  kanë bërë të mundur dhënien e ndihmës duke e nxierrë në breg të detit turistët  sëbashku me mjetin lundrues. Turistët  ndodhen  në gjendje të mirë shëndetësore !”

 

Të fundit