Flash News

KRYESORE

Moti i keq në vend, pezullohet lundrimi në portin e Vlorës

Reshjet  e shumta të shiut kanë përshirë të gjithë vendin ditën e sotme duke shkaktuar përmbytje në shumë akse rrugore, kryesish në qytetin e Vlorës.

Një pjesë e rrugëve kanë qenë të bllokuara duke shkaktuar kështu vështirësi në qarkullim.

Bulevardi kryesor i qytetit Vlorë-Skelë,rruga pranë portit, rruga pranë Lagjes 28 dhe 29 Nëntori, në lagjen "Kushtrimi", por edhe disa rrugë të tjera janë mjaft të vështira për tu kaluar nga drejtuesit e automjeteve, për shkak të pranisë së ujit.

Ndërkohë, moti i keq ka shkaktuar probleme edhe në portin e Vlorës, ndërsa prej paradites është pezulluar lundrimi detar

E njëjta situatë pritet të jetë edhe ditën e nesërme, ndërsa për shkak të reshjeve nuk do lejohen mjetet lundruese në det.

 (Foto të siguruara nga Ora News)

Të fundit