Flash News

KRYESORE

Moti i keq prish planet e pushuesve. Radhë kilometrike në autostradën Tiranë-Durrës

Moti i keq prish planet e pushuesve. Radhë kilometrike në

Janë të shumtë qytetarët që kanë zgjedhur këtë të dielë për të kaluar një ditë pushimi në qytetin bregdetar të Durrësit. 

Mirëpo, përpos kësaj, duket se qytetarëve tashmë u ka ardhur dhe surprizë përkeqësimi i kushteve atmosferike në minutën e fundit, reshjet e shiut kanë pushtuar bregdetin.

Ndërkohë që më e keqe duket situata në rrugën nga Gjiri i Lalzit deri në Maminas. Trafiku ka mbërritur në 7 kilometra dhe njerëzit kanë dalë nga makinat, duke e bërë situatë kaotike.

Trafiku i rënduar mund të ketë ardhur si pasojë e dyndjes së banorëve të kryeqytetit, por jo vetëm, në qytetin bregdetar gjatë fundjavës.

Të fundit