Flash News

KRYESORE

Moti i keq, reagon Presidenti Meta

Moti i keq, reagon Presidenti Meta

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sa i takon situatës së vështirë të motit që ka përfshirë gjithë vendin. Meta thotë se është duke ndjekur me vëmendje situatën dhe masat e marra për tejkalimin e saj.

“Jam duke ndjekur me vëmendje të veçantë situatën e krijuar si pasojë e motit të keq dhe masat që po merren për tejkalimin e saj në disa zona të përmbytura.

Solidarizohem me banorët e këtyre zonave dhe punonjësit e Emergjencave Civile duke apeluar angazhim maksimal për sigurinë e jetës dhe të pronës”, shkruan Presidenti Ilir Meta në rrjetin social Facebook.

Të fundit