Flash News

KRYESORE

Me motor dhe shami në kokë, ish-deputetja pushime në mes të shkretëtirës (FOTO)

Ish-deputetja socialiste Esmeralda Shkjau po kalon disa ditë pushimi në mes të shkretëtirës. Tashmë, pa angazhime në politikë, Esmeralda ka marrë motorin, ka lidhur shaminë në kokë duke eksploruar Shkretëtirën e Saharasë.

Kujtojmë që Esmeralda ka ndjekur studimet e mesme në Medresenë e vajzave, prej së cilës krijoi bindjen për t’iu përkushtuar besimit islam.

“Unë jam një besimtare modeste, që mundohem të gjej paqen shpirtërore. Feja myslimane është diçka që më përmbush dhe më jep një qetësi të jashtëzakonshme, sepse nëse ke besim tëndin, çdo lloj besimi, ai të jep mundësi të jetosh në paqe dhe dashuri. Besoj se çdo i ri dhe çdo e re që beson në fe, është një e mirë më shumë për shoqërinë…” – qe shprehur Esmeralda muaj më parë në emisionin "Rudina", duke shtuar se besimi islam e ka bërë të jetë me këmbë në tokë, i ka falur një qetësi të jashtëzonshme.

Të fundit