Flash News

KRYESORE

Motori del nga rruga, humb jetën 46-vjeçari nga Divjaka

Motori del nga rruga, humb jetën 46-vjeçari nga Divjaka

Një person ka humbur jetës pasi është aksidentuar me motor pasditen e sotme në fshatin Zharnec, Divjakë.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:40 minuta, ku shtetasi K.T. 46 vjeç, duke drejtuar motomjetin tip “Yinxiang”, ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i motorit, i cili ka humbur jetën gjatë rrugës për në spitalin e Lushnjes.

Njoftimi i policisë së Lushnjes:

Në datën 19.07.2018, rreth orës 16:40, në fshatin Zharnec, Divjakë, shtetasi K.T, 46 vjeç, banues në fshatin Kashtëbardhë, Lushnje, duke drejtuar motomjetin tip “Yinxiang”, ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i motomjetit, i cili ka humbur jetën gjatë rrugës për në spitalin e Lushnjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Të fundit