Flash News

KRYESORE

Motori përplaset nga makina, humb jetën një person

Motori përplaset nga makina, humb jetën një person

Mesditën e sotme në qytetin e Lezhës ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen.

Sipas policisë aksidenti ndodhi në aksin rrugor Lezhë-Shenkollë, tek  vendi i quajtur “Ura e Prekanit”, ku një mjet është përplasur me motorin, me drejtues personin me inicialet F.T.

Drejtuesi i motorit ndërroi jetë, ndërsa Drejtuesi i mjetit E.Ll.,është shoqeruar në Komisariat për veprime të mëtejshme

 

Njoftimi i plotë i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë-Shenkollë, tek  vendi i quajtur “Ura e Prekanit”,  mjeti me  drejtues shtetasin  E.Ll.,banues në Lezhë është përplasur me motoçikleten me drejtues F.T.,banues në Shenkollë, i cili për pasojë ka humbur jetën

Drejtuesi i mjetit E.Ll.,është shoqeruar në Komisariat për veprime të mëtejshme

Grupi hetimor vazhdon veprimet  në vendngjarje për sqarimin e rrethanave  të aksidentit.

Të fundit