Flash News

KRYESORE

Motra 25-vjeçare vdiq në aksident me fëmijët dhe burrin, rrëfehet i vëllai: Do festonim ditëlindjen në Shqipëri

Tre ditë më parë një familje u shua si pasojë e një aksidenti të rëndë. Vëllai i 25-vjeçares A.S., e cila humbi jetën në aksidentin e ndodhur në rrugën Suharekë-Dullë, bashkë me dy fëmijët, bashkëshortin dhe vjehrrën e saj, ka treguar planet që kishin bërë për të festuar në jug ditëlindjen e saj të 26-të si dhe mënyrën se si mori lajmin e rëndë.

Në një intervistë për median zvicerane 20min.ch, Ylli V. shpreht se s’do që ta besojë këtë tragjedi që ndodhi.

“Rreth gjysmë ore para se të ndodhte aksidenti ne ishim ulur dhe po qëndronim bashkë. J.S, si gjithmonë bënte shaka. Në ditët e ardhshme ne kishim planifikuar që të shkonim në bregdetin shqiptar ku do të festonim edhe ditëlindjen e motrës sime”, shprehet i vëllai.

E reja që ndërroi jetë të dielën, kishte ardhur në Kosovë bashkë me familjen e tij të premten. Ylli V. tregon se ai bashkë me familjen e tij u nisën drejt Shqipërisë, ndërsa familja prej katër anëtarësh dhe gjyshja e tyre po shkonin tek vëllai i 32-vjeçarit, J.S.

Ai tregon më tej se ngjarjen e hidhur e mori vesh nga një mik i tij.

 

Të fundit