Flash News

KRYESORE

Motra e Kim Jong Un, Mike Pence, Emmanuel Marcon dhe Hashim Thaçi; liderët që po marrin pjesë në ceremoninë e Lojërave Olimpike Dimërore

Motra e Kim Jong Un, Mike Pence, Emmanuel Marcon dhe Hashim Thaçi;

Në Korenë e Jugut ka nisur ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore ku po marrin pjesë një numër i madh liderësh nga e gjithë bota.

E gjithë vëmendja në këtë ceremoni është përqëndruar te delegacioni i Koresë së Veriut, që përfaqësohet nga kryetari i Asamblesë, Kim Yong-nam dhe nga motra e diktatorit, Kim Yo-jong. Yo-jong është e para nga familja që drejton Korencë e Veriut që shkel në territorin e Koresë së Jugut.

SHBA përfaqësohet në këtë ceremoni nga zv/presidenti Mike Pence, ndërkohë që marrin pjesë presidenti francez Emmanuel Macron, presidenti gjerman Frank-Ëalter Steinmeier, kryeministri holandez Mark Rutte, presidenti polak Andrzej Duda, presidenti zviceran Alain Berset, kryeministri japonez Shinzo Abe, zv/presidenti i Kolumbisë Óscar Naranjo etj.

Kosova merr pjesë për herë të parë në Lojërat Olimpike Dimërore dhe nga Prishtina është nisur për të qenë në ceremoninë hapëse vetë presidenti Hashim Thaçi. Sa i përket Shqipërisë, nuk është njoftuar për ndonjë përfaqësues të lartë që ka udhëtuar drejt Koresë.

Skiatorët Suela Mëhilli dhe Erjon Tola janë dy sportistët e vetëm që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Olimpike Dimërore në Pyeongchang të Koresë së Jugut.

Të fundit