Flash News

KRYESORE

Motra e Sharon Stone po lufton me jetën për shkak të COVID-19, aktorja: Për fajin tuaj

Teksa motra e saj po lufton me jetën për shkak se është infektuar nga COVID-19, aktorja e famshme Sharon Stone ka dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm për të gjithë teksa i ka lënë fajin njerëzve që nuk vënë maskat. Motra e saj Kelly është diagnostikuar me koronavirus e cila vuan gjithashtu nga sëmundja e Lupusit, e ndërsa virusi i kërcënon jetën, aktorja e famshme zgjedh që të japë mesazhe sensibilizuese. "Motra ime Kelly, e cila ka lupus, tani ka edhe COVID-19. Kjo është dhoma e saj në spital. Një nga ju që nuk ka mbajtur maskë e bëri këtë. Ajo nuk pati një sistem shëndetësor mbështetës. I vetmi vend ku shkoi ishte farmacia. Nuk ka asnjë provë që tregon nëse jeni asimptomatik dhe ne kemi pesë ditë që presim për rezultatet. A mund të përballeni me gjithë këtë në një dhomë spitali, vetëm? Vendoseni maskën! Për veten dhe të tjerët. Ju lutemi,"- ka shkruar aktorja.

Të fundit