Flash News

KRYESORE

Motra shkrimtare e Laura Vorpsit parashikon fatin politik të Ramës: Pas këtij mandati, kur të jetë pushim, mund të përkthejë librin tim

Motra shkrimtare e Laura Vorpsit parashikon fatin politik të Ramës:

Shkrimtarja dhe piktorja Ornela Vorpsi, e larguar nga Shqipëria në moshë të re, është kthyer për një ekspozitë fotografie dhe pikture në qendrën COD në Kryeministri. Vorpsi ka qenë studente e kryeministrit Rama kur ai ishte pedagog në Instituttin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) dhe pranoi para pak ditësh, në takimet 'Letersia dhe qyteti' se ishte e dashuruar në mënyrë platonike me profesorin e saj.

Edi Rama u përfol para dy vitesh si njeriu që do të përkthente librin e Vorpsit 'Country where no one ever dies' (Vendi ku askush nuk vdes), gjë që mbeti e parealizuar për shkak të angazhimeev të shumta të Kryeministrit. Në një intervistë për të përditshmen 'Panorama', Vorpsi, e pyetur për mundësinë e këtij përkthimi thotë se shpresa vdes e fundit. Më pas ajo parashikon edhe fatin politik të Ramës kur shton se, 'ndoshta, pas këtij mandati, kur të jetë me pushime, mund ta bëjë'.

Të fundit