Flash News

KRYESORE

Motrat e Kobe Bryant reagojnë për herë të parë pas vdekjes së tij: Jemi të shkatërruara

Motrat e Kobe Bryant reagojnë për herë të parë pas

Të gjithë ata që e duan sportin dhe veçanërisht basketbollin janë tronditur nga vdekja e legjendës Kobe Bryant. Aksidenti tragjik që i mori jetën Kobe-t, vajzës së tij Gianna-s dhe 7 personave të tjerë ka tronditur mbarë opinionin publik në gjithë botën.

Ata që po e përjetojnë dhimbjen më shumë janë familjarët e tij. Bashkëshortja Vanessa ka reaguar dy ditë më parë në një postim të gjatë e cila shprehte gjithë dhimbjen që i kishte shkaktuar humbja e bashkëshortit dhe e së bijës.

Tashmë, kanë reaguar dhe motrat e Kobë, Sharia Washington dhe Shaya Tabb:

“Në emër të familjes sonë, bashkohemi me Vanessa-n, Natalia-n, Bianka-n dhe Capri-n për ndarjen nga jeta të Gianna-s dhe Kobe në aksidentin tragjik. Jemi të shkatërruara nga humbja e tyre dhe zemrat tona janë gjithashtu me familjet që humbën të dashurit e tyre. Jeta jonë ka ndryshuar përgjithmonë. Ju falënderojmë për mesazhet tuaja”, u shprehën motrat e tij për One Digital.

Sharia, ka postuar para disa ditësh një foto në profilin e saj në Facebook me momente të ndryshme nga jeta e Kobe.

Të fundit