Flash News

KRYESORE

Mourinho: Kur erdha unë, M.United kishte ndaluar së ecuri

Mourinho: Kur erdha unë, M.United kishte ndaluar së ecuri

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, tha për “The Sunday Times” se kur ai e mori skuadrën, gjithcka kishte ndaluar së ecuri. Sipas tij, vështirësitë që pati klubi nën drejtimin e Moyes dhe Van Gaal nuk ishin vetëm si shkak i largimit të Sir Alex Ferguson por gjithashtu prej faktit se klubi nuk po zhvillohej dhe kishte ngecur në vend.

“Ishte një periudhë e qetë në klub pa zhvillime në gjëra të rëndësishme. Ishte për shkak të peshës që kishte e shkuara në shpatullat e lojtarëve, menaxherëve, madje edhe bordit drejtues apo pronarëve te ekipit sepse kur je gjatë gjithë kohës vetëm duke fituar dhe papritur ndalesh, është një barrë e rëndë,” tha Mourinho.

Mourinho, gjithashtu shprehet edhe për goditjen e verës që realizoi United. Ai tregon se ka patur marrëdhënie të mira me Luakakun edhe pas largimit të tij nga Chelsea, kur “Special One” ishte në drejtimin e “Bluve.”

“Lukaku ka qenë lojtari im që fëmijë. Ai e la Chelsea-n për të luajtur më shumë, por është një djalë shumë i mirë dhe i kemi mbajtur marrëdhëniet e mira sepse ai e dinte se unë nuk mund ta përdorja shumë në lojëra ato kohë. Por e kam ditur gjithmonë që është një djalosh shumë pozitiv.”

Të fundit