Flash News

KRYESORE

Mourinho mposht Pepin, City është -22 pikë nga Liverpool!

Mourinho mposht Pepin, City është -22 pikë nga Liverpool!

Tottenham sot fitoi 2-0 ndaj Manchester City në shtëpi. Skuadra e drejtuar nga Mourinho u tregua super efikase në pjesën e dytë të ndeshjes, duke mposhtur djemtë e Guardiolës.

40 minutat e para ishin të qeta, deri kur City fitoi një penallti. Gjermani Gundogan, gjithsesi, nuk arriti ta kthejë në gol dhe që aty u duk se kjo nuk ishte dita e "Qytetarëve". Për t'ia zbehur edhe më shumë shanset e fitores skuadrës së tij mendoi mbrojtësi Zinchenko, i cili mori kartonin e dytë të verdhë në të 60′.

Lojtari i transferuar në janar nga Tottenham, Bergwijn, debutoi me gol (63') duke ndëshkuar i pari City-n dhe duke e lënë me shpatulla pas murin teknikun Guardiola. Ai u asistua nga braziliani Lucas Moura.

8 minuta pas këtj goli erdhi edhe radha e mesfushorit Son, i asistuar nga Tanguy Ndombeles. 2-0 dhe kaq mjaftoi që City të largohej me kokën ulur nga fusha. Mourinho e fitoi betejën e drejtpërdrejtë me rivalin e tij të kahershëm dhe City e sheh veten -22 pikë nga Liverpool kryesues.

Të fundit