Flash News

KRYESORE

Mourinho në ekstazë: Goli i sotëm më kujton 'Fenomenin'

Mourinho në ekstazë: Goli i sotëm më kujton

Jose Mourinho sot tregoi pse vetëquhet "The Special One". Skuadra e tij e re, Tottenham, shpartalloi 5-0 Burnley në Premier League dhe ndeshja ishte thjesht... spektakolare!

“Ishte një ditë e përkryer për ne dhe flas për të gjitha aspektet. Pa dëmtime, pa pësuar gola, ne bëmë goleadë, bëmë lojë të përkryer dhe debutuan lojtarë të rinj. Trajneri Dyche ai më tha pas ndeshjes se ishim shumë të mirë në krahasim me ekipin e tij dhe e vlerësoj për sinqeritetin", - deklaroi portugezi pas ndeshjes.

"Më në fund lojtarët do të kenë një ditë pushim nesër. Son? Ai ka bërë një gol të magjishëm. Kane pastaj shkëlqeu me dy gola jashtë zone. Mbaj mend kur isha te Barcelona. Ronaldo shënoi një gol thuajse si Son", - shtoi Mourinho.

Të fundit