Flash News

KRYESORE

Mourinho nuk e mbajti fjalën, Lampard: Mua ma kujtoni pas 10 vitesh!

Mourinho nuk e mbajti fjalën, Lampard: Mua ma kujtoni pas 10 vitesh!

Trajneri i Chelsea, Frank Lampard, sot është ngacmuar nga gazetarët nëse do ta merrte drejtimin e Tottenham, gjë që e pati mohuar Jose Mourinho vite më parë, por së fundmi u zyrtarizua te "Spurs". Legjenda e bluve ka thënë "jo" dhe u ka kërkuar gazetarëve që edhe pas 10 vitesh mund t’ia kujtojnë premtimin.

“Them jo për Tottenham-in, por duhet të respektojmë të drejtën e tij për të punuar. Kam luajtur për 13 vite këtu, jam shumë krenar që e drejtoj Chelsea", - është shprehur Lampard.

Ish-mesfushori nuk ka komplekse, por beson te vetvetja dhe te premtimet që bën. "Kam miq që janë tifozë të Tottenham, por ai klub nuk është në listën time. Dhe ju mund të më kujtoni këtë që po them edhe pas 10 vitesh”.

Të fundit