Flash News

KRYESORE

Mourinho nuk mjaftohet me blerjet e merkatos, United kërkon drejtor sportiv

Mourinho nuk mjaftohet me blerjet e merkatos, United kërkon drejtor sportiv

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho,  pavarësisht blerjes së Fred dhe Dalot,  nuk mbeti i kënaqur nga merkatoja e kësaj vere pasi dëshironte akoma më shumë përforcime.

Tani nuk mund të bëhet më asgjë para janarit dhe portugezi duhet t’ia dalë me organikën që ka në dispozicion, por ndërkohë “djajtë e kuq” nuk po qëndrojnë duarkryq.

Sipas mediave angleze ata janë vënë në lëvizje për të afruar një drejtor sportiv, që të mbulojë merkaton e skuadrës dhe të punojë për të përforcimet.

Emrat që janë vënë në shënjestër, janë Mario Monchi i Romës, Fabio Paratichi i Juventusit dhe ish portieri i “djajve të kuq”, Edwin Van der Sar, që aktualisht mbulon të njëjtin pozicion te Ajaxi.

Të fundit