Flash News

KRYESORE

Mourinho nuk ndryshon kurrë: Tottenhami me fat që më ka!

Mourinho nuk ndryshon kurrë: Tottenhami me fat që më ka!

Trajneri i Tottenham-it, Jose Mourinho, foli në lidhje me fitoren 2-3 ndaj West Ham në transfertë. Një ndeshje me emocione të shumta.

“Isha vërtet shumë i lumtur deri para se të pësonin dy golat. Po luanim mirë dhe po bënim gjithçka siç e kishim planifikuar në stërvitje. Patëm raste për 4-0, ku mund të vritej ndeshja përfundimisht.

Tottenham është me fat që unë kam shumë vite në Premier League, pasi i thashë djemve në pushim që edhe nëse do të jemi 0-3 deri në minutën e 85-të, ndeshja do të jetë ende e hapur. Ajo që është më e rëndësishme tani është që fituam dhe që djemtë janë të lumtur, kjo është ajo që doja.”

“Jam shumë i lumtur për të. Kalova disa minuta në stërvitje dhe jashtë fushe me Delen. Po diskutonim dhe po thoshim që Dele Alli duhet të rikthehet. Është shumë lojtar i mirë, për të mos qenë në më të mirët e Botës dhe në Kombëtare.”

Të fundit