Flash News

KRYESORE

Mourinho u jep përfundimisht përgjigje spekulimeve Ibra-Tottenham

Mourinho u jep përfundimisht përgjigje spekulimeve Ibra-Tottenham

Jose Mourinho ka sqaruar se përfundimisht Zlatan Ibrahimovic nuk ka vend te Tottenham, pavarësisht spekulimeve në merkatos. Këtë "The Special One" e ka shpjeguar me një argument unik dhe thuajse të pakundërshtueshëm.

“Zlatan është një njeri i mrekullueshëm dhe e vlerësoj shumë, por nuk ka shanse që ai të përfundojë te Tottenham. Ne kemi sulmuesin më të mirë në Angli. Do të ishte e pakuptimtë për një lojtar si Zlatan, që të transferohet te një skuadër ku luan Harry Kane", - është shprehur tekniku portugez.

Ibrahimovic, pas këtyre fjalëve, nuk është se mbetet pa ekip. Ai ka oferta nga Serie A dhe nuk përjashtohet mundësia për një rikthim tek Interi ose Milani. Mosha për të nuk ka ende efekt të madh.

Të fundit