Flash News

KRYESORE

Mozzik në Gjermani, ironizon me gjobat: Nuk jemi në Kosovë këtu

Mozzik në Gjermani, ironizon me gjobat: Nuk jemi në Kosovë

Reperi i njohur nga Kosova, Mozzik, ka improvizuar një situatë mjaft të njohur si në Shqipëri edhe në Kosovë, atë të korruptimit të gjobave .

Nëpërmjet një videoje të postuar në ‘Instastory’, këngëtari bashkë me shokun e tij që ndodhen në gjermani, vihen në rolin e policit dhe shoferit, ndërkohë që ky i fundit ndalohet pasi po ecën me shpejtësi të madhe.

Në momentin kur polici i kërkon patentën, shoferi i zgjat edhe 10 euro në mënyrë që mos i bllokojë dokumentin, por polici i përgjigjet duke i thënë se “nuk jemi në Kosovë këtu".

E gjithë kjo skenë është realizuar për të treguar se në Gjermani nuk ndodh një fenomen i tillë.

Të fundit