Flash News

KRYESORE

MPJ e Shqipërisë përshëndet marrëveshjen Kosovë-Mali i Zi për kufirin. Reagon edhe Berisha: Nuk ka më pengesa për heqjen e vizave

MPJ e Shqipërisë përshëndet marrëveshjen

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka mirëpritur hapin e hedhur mes Kosovës dhe Malit të Zi, për demarkacionin e kufirit mes dy vendeve.

Nëpërmjet një reagimi, Ministria e Jashtme e ka konsideruar demarkacionin si dëshmi e të dyja vendeve për të forcuar marrëdhëniet dhe për të kontribuar në forcimin e stabilitetit dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) mirëpret hapin e hedhur mes Kosovës dhe Malit të Zi, drejt përfundimit të demarkacionit të kufirit mes dy vendeve dhe e konsideron atë si dëshmi konkrete të vullnetit të të dyja vendeve për të forcuar marrëdhëniet dhe për të kontribuar në mënyrë thelbësore në forcimin e stabilitetit dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në reagim.

Reagimi nuk ka munguar as nga ana e ish-kryeministrit Berisha i cili gjithashtu nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, e ka konsideruar demarkacionin si një lajm të mirë për të gjithë shqiptarët.

Berisha e vë theksin tek impakti i madh që kanë marrëdhëniet miqësore mes vendeve fqinje dhe  shmangien e pengesave për heqjen e vizave të BE-së për qytetarët e Kosovës.

“Dy lajme të mira nga Kosova për të gjithë shqiptarët!

Të dashur miq, në prag te 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës u zhbllokua me negociata marrëveshja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe shteti i Barbados deklaron njohjen e Republikës së Kosovës. Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi ka një impakt të madh në marrëdhëniet miqësore me këtë vend fqinj dhe heq çdo pengesë për heqjen e vizave te BE për qytetarët e Kosovës. Njohja e Kosovës së Pavarur nga Barbados është një hap tjetër i rëndësishëm në konsolidimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës dhe rrugën e anëtarësimit të saj në OKB! Urime Kosovës!”, shkruan Berisha.

Urimet për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Gjermania dhe Italia: Gjeni zgjidhje për marrëdhëniet me Serbinë. Mali i Zi: Jemi shembull i bashkëpunimit

Të fundit