Flash News

KRYESORE

Mposhti Interin 4:1, Gjimshiti nënvlerëson Mauro Ikardin

Mposhti Interin 4:1, Gjimshiti nënvlerëson Mauro Ikardin

Javën e kaluar në Serinë A, Interi pësoi një humbje të papritur nga Atalanta, 4:1. Mes protagonistëve të fitores së ekipit bergamest ishte edhe mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, i cili jo vetëm që shënoi një gol ne pjesen e dyte, por edhe markoi me suksese sulmuesin Mauro Ikardi.

Nga grumbullimi i Kombëtares në Durrës, Gjimshiti nuk la pa 'thumbuar' lojtarin argjentinas duke thënë se ai nuk është sulmuesi më i mirë në Itali.

“Nuk është vetëm Ikardi sulmuesi më i mirë që duhet të markohet, pasi ka shumë të tjerë. Është një vlerësim psikologjik dhe duhet të japësh maksimumin të mos lejosh për të shënuar gol”, sqaroi Gjimshiti.

Pas paraqitjes se mire kunder zikalterve, trajneri Gasperini pritet t'i rezervoje me shume hapesira mbrojtesit te lindur ne Presheve, por qe eshte rritur ne Zvicer.

Të fundit